Kupa e Botës 2026/ Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në fazën çerekfinale
Belgjika është bërë kombëtarja e radhës që ka marrë biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026. Për ta merituar këtë, djemtë e Rudi Garcias fituan 1-4 mëngjesin e kësaj të marte kundër vendasve të SHBA-së në fazën e 1/8-ave. Tanimë Belgjika gjen përballë Spanjën në ndeshjen që do të luhet më 10 korrik në orën 21:00.
Përballje nisi me dëshirën e Belgjikës për t’u hedhur në sulm. Goli i parë i ndeshjes nuk do të vononte pasi Charles De Ketelaere kaloi Belgjikën në epërsi pas nëntë minutave lojë. Një hutim në prapavijën e vendasve bëri që Raskin të pasonte bukur dhe De Ketelaere nuk gaboi me portën e boshatisur.
SHBA-ja u përgjigj në minutën e 31-të duke barazuar rezultatin me goditjen e dënimit nga Tillman, por topi pësoi një devijim deçiziv nga i sapofuturi në fushë për Belgjikën, Vanaken. Barazimi zgjati vetëm dy minuta pasi Belgjika shënoi sërish me De Ketelaere, kjo pas asistit të Trossard.
Në fraksionin e dytë Vanaken korrigjoi gabimin në golin e parë të SHBA-së duke gjetur golin e tretë për Belgjikën, kjo pas gafës së portierit të vendasve dhe asistit të De Ketelaere. Në fundin e ndeshjes, përkatësisht në shtesën e tretë duhej goli i Lukakut që sfida të ‘vulosej’ 1-4 për Belgjikën.
Kështu, ekipi i Rudi Garcias është mes tetë kombëtareve më të mira të kësaj Kupe Bote dhe në fazën çerekfinale do të përballet kundër Spanjës.
Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte