Pamjet nga masakra në Kfar Aza| Militantët e Hamasit vranë familjet brenda banesave

10 Tetor 2023 | 23:02

Kibbutz Kfar Aza është një fshat në të cilin fillimi i luftës ka lënë gjurmët e para të dukshme dhe tregon gjithashtu se çfarë mund të vijë më pas.

Deri sot në mëngjes luftimet vazhdonin ende në këtë fshat, i cili përbëhet nga komunitetet izraelite përgjatë kufirit me Gazën. Ndërkohë tashmë banorët po mbledhin trupat e viktimave.

Ushtarët që kaluan pjesën më të madhe të ditës në rrënoja duke marrë trupat e civilëve thanë se kishte ndodhur një masakër. Duket se shumica e vrasjeve ka ndodhur në orët e para të sulmit të së shtunës.

Hyrja në Kfar Aza u lejua tre ditë pas sulmit të Hamasit – i cili filloi në agim të së shtunës, dhe numri i të cilit, deri më tani, është të paktën një mijë izraelitë të vdekur dhe mbi 100 të rrëmbyer, – ndërsa forcat ende izraelite po marrin trupat e viktimave.

Vonesa në gjetjen e trupave, shpjegoi ushtria, ishte për faktin se luftimet ishin ende në vazhdim – dhe se terroristët kishin lënë kurthe vdekjeprurëse pas tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026