Pandemia e Covid-19, Bashkimi Evropian i dhuron Shqipërisë 30 respiratorë të tjerë

6 Nëntor 2020 | 13:56

Bashkimi Evropian i ka dhuruar Shqipërisë 30 respiratorë të rinj në përpjekje për t’i bërë ballë pandemisë së Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga delegacioni i BE-së në Shqipëri përmes një shënimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i dorëzoi sot autoriteteve shëndetësore shqiptare 30 respiratorë të tjerë për trajtimin e rasteve të rënda të pacientëve me COVID-19 të siguruara përmes UNOPS. Spitalet shqiptare do të kenë më shumë mundësi në trajtimin e pacientëve’, thuhet në njoftim.

Bashkimi Europian po mbështet Shqipërinë me një asistencë të përgjithshme prej mbi 50 milionë eurosh, nga të cilat 4 milionë euro do të shkojnë për furnizimin e pajisjeve mjekësore të menjëhershme, që shpëtojnë jetën.

Gjatë fjalës së tij , ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca thotë se dhurimi i pajisjeve mjekësore është tregues i qartë se BE-ja ka lidhje të fortë me Shqipërinë.

“Në këto kohë të vështira, BE dhe shtetet anëtare të saj kanë mbajtur angazhimin dhe mbështetjen e tyre për Shqipërinë. Dhurimi i gjashtë i sotëm i pajisjeve urgjente mjekësore është një shembull tjetër konkret i kësaj lidhje të fortë. Lufta kundër COVID19 mund të fitohet vetëm së bashku”, tha Soreca.

Krahas BE-së, ndihmë për Shqipërinë në pajisje mjekësore për të trajtuar pacientët e prekur nga Covid-19 kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe vendet aleate të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026