Pandemia e COVID-19 shkaktoi uljen më të madhe të jetëgjatësisë
Një studim i bërë nga Universiteti i Oksfordit tregon se pandemia e Covid-19 ka ulur jetëgjatësinë në vitin 2020 në niveli më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Studimi mori në shqyrtim jetëgjatësinë në vende të Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe Kilit.
Jetëgjatësia u ul me më shumë se gjashtë muaj në krahasim me vitin 2019, kryesisht në 27 nga 29 vendet në përgjithësi.
Studimi paraqet se më të prekurit janë meshkujt amerikanë me një ulje të jetëgjatësisë me 2.2 vite.
Universiteti tha se shumica e uljes së jetëgjatësisë në vende të ndryshme lidhet kryesisht me vdekjet zyrtare nga Covid-19.
“Fakti që rezultatet tona nxjerrin në pah një ndikim kaq të madh që i atribuohet drejtpërdrejt COVID-19 tregon se sa tronditës dhe shkatërrues ka qenë ai për shumë vende,” tha Dr. Ridhi Kashyap, bashkëautore e studimit.
Në Shtetet e Bashkuara, rritja e vdekshmërisë ishte kryesisht midis atyre në moshë pune dhe atyre nën 60 vjeç. Nga ana tjetër në Evropë, vdekjet e personave mbi 60 vjeç kontribuuan në mënyrë më të konsiderueshme në rritjen e vdekshmërisë.
Ulja më e madhe u regjistrua në Spanjë, Angli, Uells, Itali, Belgjikë, Francë, Holandë, Suedi, Zvicër dhe Portugali.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit