“Pandemia e heshtur”, ISHP: Në 10 vite pacientët diabetik janë dyfishuar

25 Tetor 2024 | 16:23
Diabeti është një shqetësim i rëndësishëm i shëndetit publik në botë dhe është cilësuar si një “pandemi e heshtur”.
Në Shqipëri, numri i pacientëve me diabet tip 2 po rritet çdo vit.
Një studim i Institutit të Shëndetit Publik ka treguar se shifrat e diabetit janë dyfishuar në një dekadë, nga viti 2011 deri në vitin 2021.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2021, 88,866 persona ishin të regjistruar me diabet pranë mjekut të familjes, krahasuar me 45,606 që ishin në vitin 2011.

Rreth 90% e pacientëve kanë diabet tip 2, i cili shfaqet kryesisht në moshë të rritur dhe ndikohet nga stili i jetesës, ndërsa pjesa tjetër ka diabet tip 1.

Ekspertët vlerësojnë se çdo vit diagnostikohen mesatarisht 7,500 raste të reja. Gjatë vitit 2021, incidenca e diabetit ka pësuar një rritje të ndjeshme, sidomos në rajonet e Fierit, Tiranës dhe Vlorës.

Një tjetër observation është se meshkujt kanë një incidencë më të lartë të diabetit se femrat. Faktorët që nxisin këtë rritje përfshijnë urbanizimin, zakonet dietike të pashëndetshme dhe inaktivitetin fizik.

Diabeti është shkaku kryesor i verbërisë, dëmtimit të veshkave, sëmundjeve ishemike të zemrës, aksidenteve cerebrovaskulare dhe amputimit të gjymtyrëve të poshtme, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe masave parandaluese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026