Pandemia në RMV, Bekim Maksuti: S’do të vendosim kufizime të reja, duhet të mobilizohemi për muajt e ftohtë

2 Dhjetor 2020 | 08:32

Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar zgjatjen gjendjes së krizës edhe për 6 muaj të tjerë me qëllimin të përballohet në mënyrë sa më efikase pandemia.

Kërkesa pritet të miratohet në Kuvend në seancën e radhës. Për këtë kërkesë Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Maqedoninë e Veriut, Bekim Maksuti deklaroi për Euronews Albania se autoritetet duhet të mobilizohen, pasi na presin muaj të ftohtë.

“Mund të themi që jenë në një fazë, që kemi numra që na tregojnë, që para 10 ditëve kemi pasur kulmin e të infektuarve. Në këtë drejtim ne si institucione duhet të marrin të gjitha hapat, se do na vijnë muajt akoma më të ftohtë të dimrit, sigurisht që do kemi edhe probleme të më mëdha në këtë drejtim”, theksoi ai.

“Komiteti Vlerësues ka bërë një vlerësim që gjendja e krizës duhet të zgjatet deri më 31 mars, ne këtë drejtim i kemi referuar qeverisë dhe Komitetit të Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave që një gjë e tillë duhet të ndërmerret, që të kemi të lehtësuar menaxhimin me të gjitha resurset”, u shpreh ai më tej.

Z.Maksuti nënvizoi se për momentin në Maqedoninë e Veriut nuk do të merren kufizime shtesë, pasi këto që janë në fuqi kanë dhënë rezultat.

“Për momentin me këto kufizime që i kemi vendosur gati që 20 ditë, ka treguar që ka efekt dhe nuk mendohet për kufizime shtesë. Do të ndjekim trendin sesi do të shkojnë numrat”, përfundoi ai. 

Lexoni gjithashtu:

29 të vdekur dhe mbi 1 mijë infektive në Maqedoninë e Veriut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026