Pandemia ‘paralizon’ kulturën, shtyhen shfaqjet teatrale në Tiranë

15 Janar 2022 | 10:04

Pandemia ka bllokuar jetën kulturore në Tiranë. Shtimi i rasteve me COVID-19 ka bërë që shumë aktorë të angazhuar në shfaqje të preken me koronavirus e për rrjedhojë aktivitetet të pezullohen.

Tearti i Kukullave do të jetë i mbyllur këtë fundjavë pasi disa aktorë kanë rezultuar me COVID 19 duke bërë që shfaqjet të shtyhen në një afat të pacaktuar.

Por, në fakt kjo sjellë një paralizim të jetës kulturore për publikun e vogël apo për fëmijët e Tiranës, pasi edhe Cirku Kombëtar prej kohësh duke mos pasur hapësira nuk ka ekzekutuar shfaqje artistike.

Teatri në jetën e Amelias ka qenë i pandashëm qëkur ajo ishte 6 vjeçe, por këtë fundjavë 9-vjeçarja do t’i duhet të mendojë të bëjë diçka tjetër.

“Po e mendoja që të shkoja tek teatri. Nuk është se u ndjeva shumë këndshëm tani që është mbyllur”, u shpreh vogëlueshja.

Për prindërit nga ana tjetër, është angazhim që kohën e lirë të fëmijëve ta mbushin jo vetëm me argëtim por edhe me edukim.

“E ndjeja tek fëmija si mungesë të diçkaje dhe mundohen t’ja kompensoj me diçka tjetër”, u shpreh Arta Topuzi.

Mes Teatrit dhe Cirkut, Amelia pëlqen më shumë këtë të fundit, ndërsa mamaja e saj Arta, shprehet e keqardhur për mungesën e Cirkut Kombëtar.

Teatri Kombëtar kishte planifikuar që Janarin e 2022 ta niste me shfaqjen e  “Coriolanus” ne datat 7, 8, 9 Janar, por për arsyet shëndetësore të një prej aktorëve vendosën ta shtynin atë më 13.

Por,  edhe me planifikimin e dytë shfaqja nuk mundi të vihej pasi dy prej aktorëve të kastit rezultuan me COVID 19. Në shfaqjet e para që u vunë në dhjetor të 2021, ajo u prit shumë mirë nga spektatorët.

Ndërsa Teatri i Operas dhe Baletit do t’i nisë aktivitetet në fund të janarit, me kalendarin e ri artistik.

“Do nisë në javën e fundit të janarit me dy koncerte dedikuar dy nga themeluesve, figurave më me vlerë që ka pasur teatri jonë në historinë e tij”, u shpreh Zana Çela.

Deri më tani i vetmi që po dhuron shfaqje për publikun kryeqytetas mbetet Teatri Eksperimental, me veprën “Unë, Mephisto”.

Teksa popullsia në Tiranë po rritet, lind pyetja a mjaftojë vetëm këto aktivitete për të mbajtur gjallë jetën kulturore dhe për t’ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

Ndërsa tani pandemia, edhe këtë jeta kulturore e ka bllokuar duke mos i lënë qytetarëve shumë mundësi zgjedhjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026