Pandemia na njohu me mjedisin e gjallëruar, tani është koha ta bëjmë të qëndrueshme ruajtjen e tij

14 Prill 2020 | 16:26

Nga Himalajat në New York, nga mali i Dajtit në Tiranë, nga ujrat e kanalit të Venecias, pandemia e coronavirus ka ndikuar për një cilësi më të mirë të ajrit dhe ujrave. Për herë të parë në 30 vitet e fundit njërëzit në Indi arritën të shohin majën më të lartë në botë. Efekti është i dukshëm me sy të lirë dhe i dallueshëm nga ajri që thithim në mushkëri. E keni vënë re gjatë daljeve me pikatore të karantinës se qielli madje edhe asfalti kanë ngjyrë të ndritshme?

Delegacioni i BE-së në Tiranë e evidentoi këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale ku vlerësohej përmirësimi i cliësisë së ajrit në Kryeqytetin e Shqipërisë.

Tirana, ka shënuar nivelin më të ulët të ndotjes për herë të parë që nga fillimi i projektit #greenlungs, mushkëritë e gjelbërta të Bashkimit Europian, të zbatuar nga rrjeti i disa organizatave mjedisore.

Në videon ilustruese të delegacionit të kryesuar nga Ambasador Luigi Soreca shfaqen efektet dhe ngjyrat e reja që mbizotërojnë në Tiranë si pasojë e uljes së ndotjes. Ndjekësit kanë bërë pyetje teknike si për shembull: Çfarë metode u përdor për matjen e grimcave të ngurta në ajër apo për formulat e ndikimi të aktivitetit njerëzor në mjedis.

Unë, dua t’i bashkohëm vëzhgimit të mushkërive të gjelbërta me disa pyetje që kërkojnë përgjigje institucionale dhe individuale. Ne sot, duhet të ndërgjegjësohemi se ky është mjedisi, ku duhet të jetojmë dhe meritojmë të kemi. Ata që votojmë ose nuk votojmë, por fitojnë të drejtën për të menaxhuar buxhete, tendera, fabrika për prodhim apo incerenatorë për djegie, duhet të përgjigjen për cilësinë e ajrit që thithim si shoqëri.  

Efekti coronavirus duhet të kthehet në standard për Tiranën dhe të gjitha zonat urbane në një mënyrë të qëndrueshme të mbrojtjes së mjedisit. Po, masat shtrënguese për mos-përhapjen e virusit vdekjeprurës janë të mirëpritura, por bashkë me to autoritetet qëndrore dhe lokale duhet të vendosin kushte të qarta, monitorim të rreptë, dhe barazi mes aktorëve dhe faktorëve që janë shkaktarët e ndotjes, makinat e vjetra, cilësinë e keqe të karburantit, etj

Ballafaqimi me coronavirusun duhet të shërbejë edhe si një thirrje për reflektim dhe veprim nga shoqëritë dhe institucionet. Nuk ka kompromis me jetën, për përfitime. Nuk kanë ç’duhen përfitimet, brenda mureve në izolim. As shtresa sociale apo financiare ku bën pjesë nuk të jep imunitet.

Nuk ka shpëtim nga agjentë që sulmojnë mushkëritë dhe nuk ka as mik dhe as simpatizant partie që duhet trajtuar në mënyrë preferenciale në kurriz të qëndrueshmërisë, si standard dhe cilësi jetesë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021