Pandemia rriti obezitetin, OBSH: Fëmijët shtuan orët e qëndrimit pasiv
Pandemia e COVID 19 ka përfunduar por pasojat e saj, vazhdojnë të ndihen ende në shumë fusha e veçanërisht atë shëndetësore. Një raport i ri i OBSH për Evropën ka konfirmuar lidhjen midis pandemisë dhe rritjes së shkallës së obezitetit tek fëmijët 7 deri në 9 vjeç.
Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë faktuar se izolimi i fëmijëve çoi në më shumë orë para ekranit, më pak aktivitet fizik, duke pasqyruar një rritje të fëmijëve mbipeshë.
Mes 50 mijë fëmijëve të pyetur në 17 shtetet, përgjatë viteve 2021-2023 u pa se 36% e tyre shtuan kohën e kaluar përpara televizorit, duke luajtur lojëra në internet ose duke përdorur mediat sociale gjatë ditëve të javës, dhe 34% rritën kohën e tyre rekreative në ekran gjatë fundjavave.
Sa i takon aktiviteti fizik, 28% e fëmijëve dëshmuan se ulën kohën e aktivitetit fizik në natyrë gjatë ditëve të javës, dhe 23% përjetuan një rënie në fundjavë.
3 vitet e pandemisë së COVID 19, ndikuan dhe në shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve. Sipas të njëjtit studim mësojmë se 42% e fëmijëve raportuan rënie të lumturisë dhe mirëqenies, ndërkohë që 1 në 5 fëmijë raportoi se ndihej më shpesh i trishtuar; dhe 1 në 4 ndihej më shpesh i vetmuar.
Megjithatë, pandemia regjistroi dhe një faktor pozitiv sa i takon gatimit të vakteve në shtëpi dhe konsumit të tyre së bashku në familje si dhe gatimit të tyre së bashku me fëmijët.
Për ekspertët ky studim është një kambanë alarmi, pasi 1 në 3 fëmijë në Europë jeton me mbipeshë dhe obezitet dhe tashmë konsumi i frutave dhe perimeve është i ulët.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë