Pano Soko thotë se pas ‘presionit’ të qeverisë ndaj bashkive për mbetjet, fshihen interesa ekonomike

22 Tetor 2021 | 16:44

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko e sheh të lidhur me interesa ekonomike qëndrimin kritik të qeverisë ndaj bashkive për menaxhimin e mbetjeve.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama përmes “retorikës populiste” po shtyn pushtetin lokal që të pranojë menaxhimin e mbetetjeve nga inceneratorët.

Për inceneratorët, ai tha se edhe pse qeveria ka paguar para, aktualisht funksionon vetëm ai i Elbasanit, pasi në Tiranë dhe Fier nuk janë funksionalë.

“Në momentin që udhëhiqemi nga nevoja e mbrapsht për përfitimin e një apo dy pushtetarëve nuk është zgjidhje. Aktualisht funksionon vetëm inceneratori i Elbasanit. Pse vjen ky paradoks? Nga fakti se këta nuk po mendojnë si të zgjidhin problemin e mbetjeve por si të krijojnë zinxhirin ekonomik të vlerës që të vijnë lekët nga buxheti tek inceneratori”, tha Soko.

Eksperti i ekonomisë u shpreh se qëndrimi kritik i kreut të qeverisë është e njëjta situatë që ka ndodhur me Bashkinë Durrës, ku kryeministri nuk ka pranuar asnjë zgjidhje përmenaxhimin e mbetjeve.

“Këshilli bashkiak i Durrësit i ka propozuar tri zgjidhje z. Rama dhe ai i ka hedhur që të tre poshtë. Ky i di më mirë punët se sa të zgjedhurit e Durrësit?”, tha Pano Soko.

“Kërcënimin” për marrjen në menaxhim të bashkive nga qeveria, Soko e cilësoi akt të pa precedentë duke theksuar se kryebashkiakët janë të zgjedhur nga populli dhe nuk janë të varur nga qeveria.

“Nuk besoj se e ka pasur seriozisht por e ka pasur fjalën tek fondet. Janë disa grante që qeveria i jep bashkive dhe kërkon t’i përdori si leva presioni për menaxhimin e mbetjeve. Kryetarin e bashkisë e zgjedh populli nuk e zgjedh qeveria, është pushtet i ndarë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Rama: Kryebashkiaku që s’pastron ambientin do të çohet në prokurori

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026