Papa Benedikti kërkon falje pas raportit mbi priftërinjtë pedofilë

8 Shkurt 2022 | 15:52

Papa Benedikti i 16-të kërkoi falje për çdo “gabim të rëndë” në trajtimin e rasteve të abuzimit seksual nga ana e klerikëve të Kishës, por nuk pranoi asnjë keqbërje personale pas raportit të pavarur që u publikua muajin e kaluar.

Në letrën e lexuar nga Jozef Rajcinger sekretari i tij personal, Papa Bendedikti shprehet i keqardhur për abuzimet e ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme gjatë kohës që ushtronte mandatin në Vatikan.

Jozef Rajcinger, sekretari personal i Bendediktit të 16

“Kam pasur përgjegjësi të mëdha në Kishën Katolike. Ndiej dhimbje të jashtëzakonshme për abuzimet dhe gabimet që kanë ndodhur në vende të ndryshme gjatë kohës kur unë ushtroja mandatit tim. Në të gjitha takimet, veçanërisht në udhëtimet apostolike, me njerëzit e abuzuar seksualisht nga priftërinjtë, jam përballur me pasojat e fajit më të rëndë dhe kam kuptuar se ne vetë jemi të përfshirë në këtë faj sa herë që e neglizhojmë ose nuk arrijmë ta përballojmë atë me vendosmërinë dhe përgjegjësinë e nevojshme, siç ka ndodhur shumë shpesh dhe vazhdon të ndodhë”, thuhet në letrën e Benediktit të 16-të.

Letra e Papës Benedikt vjen pasi një komision ekspertësh arriti në përfundimin se ai ishte në dijeni të katër rasteve të priftërinjve pedofilë kur ishte kryepeshkop i Mynihut. Vetë ai, siguroi se ka marrë pjesë në takime për transferimin e tyre, por se nuk është vënë në dijeni asnjëherë për arsyen e vërtetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026