Papa Françesku i kthen Greqisë tre skulptura të Partenonit 2500-vjeçar
Papa Françesku vendosi të kthejë në Greqi tre pjesë të Partenonit 2500-vjeçar, që gjenden në koleksionet papale të Muzeut të Vatikanit për më shumë se një shekull.
Vatikani tha në një deklaratë të shkurtër se Papa Françesku ia jep ato Jeronimos II, kreut të Kishës Ortodokse Greke, si një gjest i dialogut ekumenik me Kishën Katolike Romake, raportoi Reuters.

Për momentin nuk dihet se çfarë planifikon të bëjë Jeronimos II me skulpturat e vogla. Sipas informacioneve nga uebfaqja e Muzeut të Vatikanit, një pjesë është koka e një kali që tërhoqi qerren e Athinës.

Dy të tjerat janë koka e një djali dhe koka e një burri me mjekër. Ata kanë qenë në Vatikan që nga shekulli i 19-të.

Partenoni ndodhet në Akropol në Athinë dhe u përfundua në shekullin V para Krishtit si tempull i perëndeshës Athina.
LEXONI GJITHASHTU:
- Papa Françesku: Shpenzoni më pak për Krishtlindje dhe ndihmoni ukrainasit
- Papa Françesku shkarkoi kryesinë e organizatës globale humanitare Caritas
E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital