Papa Françesku: Nuk mund të mësohemi me luftën

27 Mars 2022 | 21:21

Nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, lutja e të dielës iu kushtua dhënies fund të luftës në Ukrainë.

Papa Francesku tha para besimtarëve se “kjo luftë mizore dhe e pakuptimtë  e cila vazhdon prej muaji, është humbje për të gjithë”.

“Ne duhet të mohojmë  luftën, një vend vdekjeje ku baballarët dhe nenat varrosin fëmijët e tyre, ku burrat vrasin vëllezërit e tyre, ku vendosin te fuqishmit dhe te varferit vdesin. Lufta nuk shkatërron vetëm te tashmen por edhe te ardhmen e shoqërisë. Në nuk mund të mësohemi me luftën. Mjaft. Ndaloni.  Armët  të heshtin. Negocioni seriozisht për paqen”, u shpreh Papa Françesku.

Ati i Shenjtë theksoi se “njerëzimi duhet të kuptojë se ka ardhur momenti për të shfuqizuar luftën, për ta fshirë luftën nga historia e njeriut përpara se ajo të anulojë njeriun nga historia”.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, papa  ka folur disa herë për një konflikt të mundshëm bërthamor duke bërë thirrje për gjetjen e dialogut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026

Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit

Spanja ka të ngjarë të arrijë objektivin e saj prej 100 milionë mbërritjesh turistësh të huaj këtë vit gjatë sezonit vendimtar të verës, një fakt...
18:23 | 06/07/2026

Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar

Në Francë, shtatë departamente në jug janë nën alarm të kuq për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarreve në pyje, ndërsa 41 zona...
18:16 | 06/07/2026