Papa: Vendet hipokrike që flasin për paqe e krijojnë armë, janë fajtorë për luftërat

25 Nëntor 2024 | 13:49

Papa Françesku vuri në dukje sot “hipokrizinë” e disa vendeve që flasin për paqe dhe në të njëjtën kohë prodhojnë armë, duke i akuzuar për luftëra dhe vuajtje në Palestinë dhe Ukrainë. 

“Dëshiroj të përmend dy dështime të njerëzimit, Ukrainën dhe Palestinën, ku njerëzit vuajnë dhe ku arroganca e pushtuesit mbizotëron mbi dialogun. Fatkeqësisht, ka vende ku autoritetet shtetërore nuk respektojnë dinjitetin dhe lirinë që ka çdo qenie njerëzore. një e drejtë e patjetërsueshme si fëmijë i Zotit”, tha Papa.

Ai ka theksuar se kjo lloj “hipokrizie” çon në dështimin e miqësisë dhe paqes, transmeton “Skytv24”

Papa Françesku tha sot, në një takim me rastin e përvjetorit të armëpushimit mes Argjentinës dhe Kilit, se “lidhja jo e shëndetshme me plagët dhe paragjykimet e së kaluarës nuk mund të çojë kurrë në paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme”.

Ai bëri thirrje për dialog, duke theksuar se të rinjtë kanë një aftësi të veçantë për të sjellë paqen.

Sot, me rastin e 40-vjetorit të armëpushimit ndërmjet Argjentinës dhe Kilit, Papa u takua me organizatën e Këshillit Universal të Paqes në Vatikan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026