Paqja globale, raporti për 2023-shin: Pushtimi i Ukrainës destabilizoi mbarë botën
Pushtimi rus i Ukrainës dhe pasojat e tij ishin faktorët kryesorë të përkeqësimit të paqes në rang global.
Ky është një nga përfundimet e Treguesit Global të Paqes për vitin 2023, hartuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen.
Sipas raportit, Evropa sot ndodhet më pak në paqe se 15 vjet më parë, me ekspertët që thonë se liderët evropianë duhet të nxjerrin mësimet e tyre.
“Nëse shohim luftërat moderne, ato nuk fitohen nga askush. Mund të shohim pushtimin rus të Afganistanit, pasuar nga pushtimi amerikan i Afganistanit, Irakut dhe Sirisë, ku Assad është ende në pushtet. Sot kemi Ukrainën, ku lufta ka hyrë në ngërç, si dhe konflikte si ai ne Jemen, që zgjat prej një dekade. Duhet të fillojmë të mendojmë në mënyra të ndryshme se si të sjellim paqen. Nëse qëndrojmë tek Ukraina duhet të shkojmë pas në vitin 2014, kur ndodhi pushtimi i parë rus. Nëse vendet e Evropës do të ishin bërë bashkë dhe do të bënin të qartë se çfarë do të ndodhte me një pushtim të dytë, sot nuk do të ishim aty ku jemi”- tha Steve Killelea, drejtues ekzekutiv i Institutit për Ekonominë dhe Paqen.
Si Rusia edhe Ukraina aktualisht renditen mes 10 vendeve më pak të qeta, me të dytën që po përjeton përkeqësimin më të madh mes këtyre shteteve.
Sërish, pavarësisht kësaj lufte, Evropa mbetet rajoni më paqësor në botë dhe është shtëpia e 7 nga 10 vendet më të qeta të botës, me Islandën që kryeson listën për të 16-tin vit rresht.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin