Paralajmërimi i fortë i analistit serb: Muaj të vështirë për Serbinë dhe Kosovën…
Nenad Çanak, ish-politikan dhe publicist serb tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se shefja e re e BE për politikën e Jashtme, Kaja Kallas duhet t’i bëjë gjërat të qarta lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe të mos merret me biseda të pafundme pa asnjë rezultat.
Sipas tij, në fund të gjithçkaje Serbia duhet të njohë shetin e Kosovës në këta kufij dhe Kosova duhet të njohë Serbinë si fqinj të vetin, ndryshe do jenë si Koreja e Veriut dhe e Jugut.
“Unë mendoj se ajo do t’i bëjë gjërat më të qarta. Pa biseda të pafundme, pa asnjë rezultat. Mendoj se ajo ka një energji shumë të nevojshme që do të investohet në të gjithë këtë proces. Sepse në fund të ditës, Serbia duhet të njohë shtetin e pavarur të Kosovës në këto kufij. Dhe anasjelltas, Kosova duhet të kuptojë dhe të pranojë Serbinë si fqinjin e saj. Dhe të përpiqet të krijojë një jetë më të mirë për qytetarët nga të dy anët e kufijve. Dhe vetëm kaq. Asgjë më shumë. Me vazhdimin e konflikteve, ne do të bëjmë Serbinë dhe Kosovën, në një fare mënyrë, të jenë si Koreja e Veriut dhe e Jugut. Do të ketë konflikte të pafundme të kota dhe keqkuptime dhe kërcënime të pafundme ndaj paqes dhe bashkëpunimit në këtë zonë. Dhe kjo duhet të ndalohet”, tha ai.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë