Paralajmërimi i infermierëve për protestë | 5 zhvillime kryesore
- ‘Të harruar dhe abuzuar nga shteti’, infermierët: Do të dalim në protestë
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka paralajmëruar se së shpejti bluzat e bardha do të dalin në protestë.
Përmes një njoftimi, shoqata shprehet e indinjuar në lidhje me dhunimin e dy infermierëve në Pediatrinë e QSUT-së, nga familjarët e një pacienteje.
Sipas tyre, kjo ngjarje ka kaluar si diçka normale nga të gjitha institucionet, teksa shprehen se infermierët do t’i dalin për zot vetes së tyre, pasi ndihen të harruar dhe të abuzuar nga shteti.
Lexoni për më shumë: ‘Të harruar dhe abuzuar nga shteti’, infermierët: Do të dalim në protestë

- Infermierët paralajmërojnë protestë, Skënderi: Dhuna ndaj tyre, rast i përsëritur
Zëvendës presidenti i Urdhërit të Infermierit, Sabri Skënderi thotë se dhuna ndaj dy infermierëve në Pediatrinë e QSUT-së dy ditë më parë, është një rast i përsëritur.
Për “Euronews Albania”, Skënderi u shpreh se ka pasur raste kur edhe infermierë në rrethe janë dhunuar nga pacientë.
Lexoni për më shumë: Infermierët paralajmërojnë protestë, Skënderi: Dhuna ndaj tyre, rast i përsëritur
- Kur do zhvillohet protesta e opozitës? Tedi Blushi përgjigjet për Euronews Albania
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se protesta kombëtare e opozitës do të zhvillohet së shpejti.
Pyetur nga “Euronews Albania”, Blushi tha nga Korça se ende nuk është vendosur për një datë konkrete.
Ai theksoi se shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por nisja e pranverës për rrëzimin e qeverisë.
Lexoni për më shumë: Kur do zhvillohet protesta e opozitës? Tedi Blushi përgjigjet për Euronews Albania
- Qeveria e Kosovës dorëzon në Kuvend dosjen për vettingun në drejtësi
“Dosja e vettingut në drejtësi do t’i dorëzohet këtë të dielë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca”.
Kështu u shpreh kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Prishtinë.
“Pas një pune intensive dhe pas konsultimeve me grupe parlamentare, sot po e dorëzojmë në Kuvendin e Kosovës dosjen e dokumenteve të vettingut, përfshirë draftin e amandamenteve kushtetuese për vettingun, projektligjin për vettingun, koncept-dokumentin për vetting dhe po ashtu dokumentin shpjegues lidhur me vettingun të hartuar nga Ministria e Drejtësisë”, tha Haxhiu.
Lexoni për më shumë: Qeveria e Kosovës dorëzon në Kuvend dosjen për vettingun në drejtësi

- Zbulohet parcela 2500 metra katrorë me kanabis në Spanjë, arrestohen dy shqiptarë
Policia spanjolle ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande shqiptare të drogës, të cilët kishin krijuar plantacion me kanabis.
Mediat vendase raportojnë se dy shqiptarë janë arrestuar në malin e Pedrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Këtij të fundit, i janë gjetur disa dokumente.
Sipas Gardës Civile, bëhet fjalë për plantacionin më të madh të identifikuar vitet e fundit në Galicia, në veriperëndim të Spanjës, me 3,437 bimë kanabis në një zonë prej 2 500 metra katrorë.
Lexoni për më shumë: Zbulohet parcela 2500 metra katrorë me kanabis në Spanjë, arrestohen dy shqiptarë

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta