Paralajmërimi i NATO-s për luftën në Ukrainë

1 Prill 2022 | 10:41

Prej 24 shkurtit, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon të bëhet akoma dhe më e agresive.

Ditën e sotme, forcat ukrainase janë bërë dyshues kundrejt premtimit të bërë nga Rusia se do të reduktojë ushtarët në rajonin e Kievit.

Nga ana tjetër, NATO ka paralajmëruar se forcat ruse po rigrupohen dhe se në Kiev pritet që të ndodhë një seri sulmesh ku mund të prekin pjesën lindore të vendit.

Gjithashtu, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka njoftuar se do të bëjë gjithçka për të ndaluar pushtuesit dhe teknikat e tyre të liga dhe absurde.

“Në Donbas, në Mariupol dhe në drejtim të Kharkiv, trupat ruse po grumbullojnë potencialin e tyre sulmues, ofensiva të fuqishme. Ne do të mbrohemi. Do të bëjmë gjithçka për të ndaluar pushtuesit dhe për të pastruar tokën tonë nga teknikat e tyre të liga dhe absurde”, tha presidenti ukrainas.

Sipas raportimeve të agjencive sekrete, presidenti Putin ka humbur kontaktin me realitetin dhe ai po keqinformohet dhe se planet e Moskës nuk po ecin ashtu siç duhet duke u detyruar të zhvendosë trupat nga Gjeorgjia në Ukrainë.

Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se Putin mund të jetë vetëizoluar dhe pushuar nga puna disa nga këshilltarët e tij.

“Ka shumë spekulime por duket se Putin  është vetë izoluar  dhe ka të dhëna se ai ka pushuar nga puna ose ka futur në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij. Por për momentin nuk mund  të ndalem shumë sepse nuk ka  evidenca të qarta”, tha Joe Biden.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake

Ukraina po u kërkon partnerëve të saj të Bashkimit Evropian të ofrojnë 6.6 miliardë euro të disponueshme në kuadër të Fondit Evropian të Paqes për...
09:45 | 01/07/2026

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave...
09:43 | 01/07/2026

Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara

Një stuhi e fuqishme përfshiu kryeqytetin rumun Bukuresht dhe 20 qarqe të mërkurën, duke vrarë një person dhe duke dëmtuar dhjetëra shtëpi dhe automjete, thanë...
09:37 | 01/07/2026