Paralajmërimi i OBSH: Kujdes nga inteligjenca artificiale

19 Maj 2023 | 16:03

Inteligjenca artificiale, të paktën deri në fazën aktuale, nuk duhet përdorur në shëndetësi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje se të dhënat e përdorura nga AI, mund të shkaktojnë dëme serioze, pasi vendimet mund të jenë të njëanshme ose të keqinterpretuara.

OBSH tha se të dhënat mund të prodhojnë të dhëna të rreme, duke përbërë një kërcënim për shëndetin, barazinë si dhe modelet mund të çojnë në përhapjen e deznformimeve bindëse në formë teksti, audio apo dhe video. Kjo gjë shkakton konfuzion tek publiku, duke vënë në dyshim nëse përmbajta është e besueshme sa i takon aspektit shëndetësorë.

Është e nevojshme të vlerësohen rreziqet e përdorimit të  modeleve gjuhësore të tilla si ChatGPT për të mbrojtur dhe promovuar mirëqenien njerëzore, tha agjencia shëndetësore e OKB-së.

Paralajmërimi i OBSH, vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale, është përhapur kudo si dhe aplikacionet e saj,  po fitojnë popullaritet, duke nxjerrë në pah një teknologji që mund të revolucionarizojë mënyrën se si funksionojnë bizneset dhe shoqëria.

Gjithashtu dhe Komisioni Europian ka miratuar një rregullore, ku përcaktohet se përmbajta e teksteve qe prodhohen nga inteligjenca artificiale duhet të kontrollohet për të qenë në përputhje me vlerat e Bashkimit Europian.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026