Paralajmërimi i SHBA-së, Austin: Zgjedhjet amerikane nuk janë një shenjë dobësie
Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë hodhën poshtë shqetësimet se ndryshimet e fundit të papritura në skenën politike amerikane janë një shenjë dobësie, duke paralajmëruar armiqtë e Amerikës të enjten kundër përpjekjeve për t’i shfrytëzuar zhvillimet politike në vend shkruan Zëri i Amerikës.
“Ata duhet të mendojnë përsëri”, tha për gazetarët zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
“Ne jemi të përqendruar në sfidat e sigurisë kombëtare me të cilat përballet vendi. Kjo përfshin përgjigjen ndaj kundërshtarëve tanë kur është e përshtatshme’ shtoi ai.
Në Pentagon, zyrtarët këmbëngulën se ushtria amerikane është e gatshme për çfarëdo sfide që mund të ketë nga kundërshtarët.
“Për sa i përket pyetjes nëse kundërshtarët tanë po na testojnë apo jo në këtë moment të caktuar, ata gjithmonë na testojnë”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin. Paralajmërimet nga Uashingtoni vijnë më pak se një javë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi tërheqjen nga gara presidenciale.
Ushtria amerikane rriti shqetësimet e publikut pasi njoftoi pak para fjalimit të Presidentit Biden se, për herë të parë, bombarduesë strategjikë rusë dhe kinezë fluturuan në një mision të përbashkët stërvitor, duke u afruar 350 kilometra nga shteti veriperëndimor amerikan i Alaskës. Zyrtarë të tjerë kanë paralajmëruar gjithashtu për kërcënimin nga armiqtë e Shteteve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit