Sekretari Lloyd Austin viziton Ukrainën, e siguron për mbështetje kundër Rusisë
Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, ka mbërritur në Kiev të hënën në shenjë mbështetje për Ukrainën, pasi janë rritur shqetësimet se aleatët perëndimorë të Kievit, posaçërisht SHBA-ja, e cila është përkrahësi i tij më i madh ushtarak dhe financiar – janë “lodhur nga lufta”.
“Sapo mbërrita në Kiev për t’u takuar me liderët ukrainas”, shkroi Austin në rrjetin social X.
“Jam këtu sot për ta dhënë një mesazh të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Ukrainës në luftën e saj për liri kundër agresionit të Rusisë, tani dhe në të ardhmen”, shtoi Austin.
Kjo është vizita e dytë e Austinit në Ukrainë, i cili udhëtoi me tren drejt Kievit nga Polonia.
Uashingtoni i ka dhuruar Ukrainës ndihma ushtarake dhe të tjera në vlerë dhjetëra miliarda dollarë prej se Rusia e nisi pushtimin e saj të paprovokuar në shkurt 2022.
Derisa Austini mbërriti në Kiev, një ushtar ukrainas dhe një grua u vranë nga shpërthimi i një granate në një banesë në rrethinën e Kievit, Dnipro, thanë autoritetet në kryeqytetin ukrainas. Një person tjetër u plagos dhe u dërgua në spital.
Shkaktari i shpërthimi nuk dihet, tha policia, duke shtuar se hetuesit janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun