Paralajmëron eksperti i OKB-së: SHBA-të po e përdorin Meksikën si “gropë plehrash”, duke çuar në një krizë toksike
Meksika po përballet me një “krizë toksike” dhe është bërë një “grop plehrash” për SHBA-në, duke i ekspozuar komunitetet meksikane ndaj ndotjes së rrezikshme, ka paralajmëruar një ekspert i OKB-së.
Në një intervistë me The Guardian, Marcos Orellana, një specialist mjedisor, tha se ndotësit që variojnë nga mbeturinat e importuara deri te pesticidet e rrezikshme po ndikojnë në të drejtën e njerëzve për të jetuar një jetë të shëndetshme.
Orellana, kreu një mision hetimor 11-ditor në Meksikë muajin e kaluar për të mësuar rreth kërcënimeve toksike me të cilat përballet popullsia atje. Ai tha se gjeti standarde të dobëta mjedisore dhe mungesë mbikëqyrjeje, të cilat kanë lejuar që ndotja të grumbullohet gjatë viteve.
“Kur standardet janë të dobëta, ajo që ndodh është ndotja e legalizuar”, tha ai, duke shtuar se importet e mbeturinave të rrezikshme dhe plastike nga Shtetet e Bashkuara po e përkeqësojnë situatën.
“Mbikonsumi dhe aktiviteti ekonomik i SHBA-së po e përdorin Meksikën si një grop mbeturinash” theksoi më tej ai.
Raportuesi tha se kishte më shumë se 1,000 vende të kontaminuara të regjistruara zyrtarisht në Inventarin Kombëtar të Vendeve të Kontaminuara të Meksikës, shumë prej të cilave, sipas tij, ishin bërë “zona sakrifice”, ku sëmundje të tilla si kanceri dhe ngjarje mjekësore si abortet spontane, ishin normalizuar.
Në një raport paraprak që përmbledh vizitën e tij, ai përmendi fabrikat që derdhin mbeturina të rrezikshme në lumin Atoyac në Puebla, fermat masive industriale të derrave që ndotin ujin e pijshëm në Gadishullin Jukatan dhe një derdhje kimike në miniera prej një dekade që vazhdoi të ndikonte në shëndetin në komunitetet përreth lumit Sonora.
Ai tha se shumë nga këto situata i lanë banorët të përballeshin me sëmundje të rënda shëndetësore.
Ndërkohë, kompanitë nuk mbahen përgjegjëse për parandalimin, zbutjen dhe riparimin e dëmit, tha ai.
Rezultati, tha ai, është “helmimi i legalizuar i njerëzve”.
Raportuesi theksoi fluksin e mbetjeve plastike nga Shtetet e Bashkuara. Ai tha se sapo këto mbetje kalojnë kufirin, shpesh ka pak qartësi në lidhje me destinacionet e tyre përfundimtare. Përveç kësaj, ai tha se ishte i shqetësuar se grimca mikroskopike plastike janë zbuluar në lumenj të tillë si Tecate në Baja California, Atoyac në Puebla dhe Jamapa në Veracruz.
Të dhënat qeveritare tregojnë se SHBA-të dërgojnë qindra mijëra ton mbetje të rrezikshme në Meksikë çdo vit, duke përfshirë bateri makinash me acid plumbi, si dhe skrap të zakonshëm si plastika, letra dhe metali për riciklim. Grupet mjedisore kanë vënë në pikëpyetje nëse vendi është i pajisur për të trajtuar të gjitha këto pa çuar në ndotje.
Në Monterrey, banorët kanë kërkuar veprime nga qeveria për të zvogëluar ndotjen nga metalet e rënda, pjesa më e madhe e së cilës emetohet në ajër nga fabrikat që prodhojnë mallra për SHBA-në ose riciklojnë mbeturina të rrezikshme amerikane .
Raportuesi tha se Meksika mund të miratojë kufizime në importin e mbetjeve të rrezikshme si një masë për të adresuar një pjesë të krizës. Ai vuri në dukje se disa vende kanë zgjedhur të ndalojnë importe të tilla për të shmangur shndërrimin në destinacione për mbetjet ndërkombëtare, pa dëmtuar pjesëmarrjen e tyre në tregtinë globale.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran