Paralajmëron Trump: Së shpejti do të fillojnë sulmet tokësore në Venezuelë

13 Dhjetor 2025 | 08:13

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi për sulme tokësore kundër trafikantëve të drogës në Venezuelë dhe rajone të tjera. Këto paralajmërime erdhën teksa Trump ishte duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

“Sulmet tokësore do të fillojnë të ndodhin. Ne eliminuam 96% të drogës që po hynte nga deti. Tani po fillojmë nga toka, toka është shumë më e lehtë. Kjo do të fillojë të ndodhë”, tha ai.

Kur u pyet nëse kishte diçka që vendi mund të bënte për të parandaluar sulme të mundshme tokësore, Trump u përgjigj se “nuk do ta thoshte këtë”.

“Nuk dua ta them këtë, por këto nuk janë vetëm sulme tokësore ndaj Venezuelës, por sulme tokësore ndaj njerëzve të tmerrshëm që importojnë drogë dhe vrasin popullin tonë”, shtoi presidenti amerikan.

Trump e ka përsëritur shumë herë gjatë javëve të fundit se po shqyrton kryerjen e sulmeve të tilla, duke kërcënuar me veprime të menjëhershme kundër rrjeteve të trafikimit të drogës nëpërmjet rrugëve dhe kalimeve kufitare.

Presidenti amerikan u pyet gjithashtu nëse SHBA-të planifikonin të sekuestronin më shumë nga asetet e naftës së Venezuelës, por ai shmangu përgjigjen.

“Nuk do të ishte shumë e zgjuar nga ana ime t’jua thoja këtë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetet e Gjirit vihen nën sulmin iranian, teksa SHBA intensifikon sulmet ndaj Teheranit

SHBA-të nisën një valë sulmesh kundër Iranit për natën e gjashtë radhazi, tha ushtria e tyre, ndërsa të dy palët luftuan për kontrollin e Ngushticës...
14:06 | 17/07/2026

Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin

Kryeministri hungarez Peter Magyar po kërkon rimbursimin e gjobës ditore prej 1 milion eurosh për emigracionin që Bashkimi Evropian i ka vendosur vendit të tij....
13:35 | 17/07/2026

Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste

Andy Burnham u konfirmua këtë të premten si udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Britani, duke zëvendësuar Keir Starmer. Përpara se Burnham...
13:27 | 17/07/2026