Paralizohen transportet në Gjermani, grevë në aeroporte dhe hekurudha
Rrjeti i transporteve në Gjermani është paralizuar tërësisht ditën e hënë, me vendin që po përjeton grevën më të madhe në dekada.
Stafet në aeroporte, porte, hekurudha, autobusa dhe metro braktisën punën menjëherë pas mesnate për një grevë 24-orëshe.
Dy nga sindikatat më të mëdha të Gjermanisë po kërkojnë paga më të larta për punëtorët, në mënyrë që të mund të përballen me koston e lartë të jetesës.
Ministrja e Brendshme e vendit, Nancy Faeser u shpreh optimiste se një marrëveshje me sindikatat mund të arrihet këtë javë.
“Shumë shërbime publike po përballen me çmimet e larta të energjisë dhe inflacionin e lartë. Ndaj është detyra jonë të arrijmë një marrëveshje të mirë”, tha ministrja për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
“Mega greva” e së hënës, sikurse është pagëzuar nga mediat lokale, ka prekur vetëm udhëtarët dhe trenat rajonalë të menaxhuar nga operatori i hekurudhave, “Deutsche Bahn”.
Ndërsa shërbimet lokale të transporteve, përfshirë këtu tramët dhe autobusët, nuk po veprojnë në 7 lande të Gjermanisë.
“Çmimet e naftës dhe ushqimeve janë rritur, po ndjej peshën e tyre në portofol”, tha një protestues në Berlin për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Sa u takon aeroporteve, paraliza ka përfshirë edhe ata më të Mynihut dhe Frankfurtit, më të mëdhenjtë në vend.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë