Parandalohet sulmi terrorist gjatë Paradës së Krenarisë në Vjenë

18 Qershor 2023 | 17:51

Autoritetet austriake njoftuan sot se parandaluan një sulm të mundshëm në Paradën e Krenarisë në Vjenë, e cila ishte planifikuar të kryhej nga tre të rinj, të dyshuar si simpatizues të grupit ekstremist Shteti Islamik, njoftoi shërbimi publik ORF.

Kreu i shërbimit të fshehtë të brendshëm të Austrisë, Omar Haijawi-Pirhner, u tha gazetarëve se të dyshuarit, të moshës 14, 17 dhe 20 vjeç, u arrestuan para fillimit të Paradës së Krenarisë të së shtunës, ku morën pjesë rreth 300.000 njerëz.

Ai theksoi se “nuk ka pasur asnjë rrezik për pjesëmarrësit e paradës në asnjë moment”, raporton AP.

Pirchner deklaroi se tre të dyshuarit janë shtetas austriakë me origjinë boshnjake dhe çeçene, por ai nuk ka treguar identitetin e tyre.

Ai ka shtuar se njëri nga të dyshuarit tashmë është i njohur për policinë.

Sipas raportit të ORF, shërbimi i inteligjencës ka marrë informacione për planet e supozuara të të dyshuarve para se të ndodhte Parada dhe i mbajtën ata “nën kontroll të vazhdueshëm”. Pas arrestimit  kontrolleve të shtëpitë e tyre u zbuluan prova të ndryshme, përfshirë armë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026