Parandalohet sulmi terrorist ndaj disa zyrtarëve në Ukrainë, ndalohet shtetasi rus
Një shtetas rus është ndaluar në Rajonin Kherson për planifikimin e një sulmi terrorist kundër zyrtarëve qeveritarë me urdhër të Kievit, tha Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) në një deklaratë.
“Shërbimi Federal i Sigurisë në Rajonin Kherson ka kapur aktivitetet e paligjshme të një shtetasi rus të lindur në vitin 1974, i cili u rekrutua nga agjencitë e inteligjencës ukrainase për të kryer një sulm terrorist ndaj zyrtarëve të qeverisë rajonale”, thuhet në deklaratë.
Sipas FSB-së, i dyshuari, duke vepruar sipas udhëzimeve dhe në koordinim me një oficer të inteligjencës ukrainase, nxori një pajisje shpërthyese të improvizuar nga një vend i fshehtë për të hedhur në erë makinën e një anëtari të administratës rajonale të Khersonit.
“Autori u ndalua ndërsa përpiqej të zbatonte planin e tij kriminal; atij iu sekuestruan 1.25 kg eksploziv C-4 i prodhuar jashtë vendit, një detonator elektrik dhe një njësi kontrolli e programueshme”, shtoi FSB-ja.
I dyshuari ka rrëfyer fajin. Departamenti i hetimit të FSB-së në Rajonin Kherson kanë nisur hetimet, nga ku parashikohet një dënim deri në burgim të përjetshëm për autorin.
Po punohet për identifikimin e personave që e ndihmuan të dyshuarin në aktivitetet e tij të paligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit