Rrëzimi i avionit në Indi/Hetuesit gjejnë një regjistrues zëri në kabinën e pilotit

16 Qershor 2025 | 10:27

Hetuesit kanë gjetur regjistruesin e zërit në kabinën e pilotit (CVR) nga avioni i rrëzuar i Air India, një hap kyç në zbulimin e shkakut të aksidentit vdekjeprurës të javës së kaluar.

Avioni i Air India me destinacion Londrën, një Boeing 787-8 Dreamliner, u rrëzua menjëherë pas ngritjes të enjten nga qyteti perëndimor indian i Ahmedabadit. Të paktën 270 persona kanë humbur jetën , shumica prej tyre pasagjerë.

CVR kap audio nga kabina e pilotit, duke përfshirë bisedat e pilotëve, alarmet dhe tingujt e ambientit.

Regjistruesi i të dhënave të fluturimit (FDR), i cili regjistron parametra të rëndësishëm të fluturimit si lartësia, shpejtësia dhe performanca e motorit, ishte nxjerrë nga mbeturinat të premten.

Si CVR ashtu edhe FDR së bashku formojnë atë që njihet zakonisht si “kutia e zezë” e një aeroplani. Është një mjet jetësor në hetimet e rrëzimeve ajrore, duke i ndihmuar ekspertët të rindërtojnë momentet e fundit të fluturimit dhe të përcaktojnë shkakun e incidentit.

Kutia e zezë,  në fakt përbëhet nga dy pajisje, njëra për CVR-në dhe tjetra për FDR-në – të lyera me shirita reflektues për rikuperim më të lehtë pas një përplasjeje. Të dyja këto pajisje janë projektuar për t’i mbijetuar një përplasjeje.

Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve në Indi (AAIB) po udhëheq hetimin për shkakun e rrëzimit, e ndihmuar nga ekipe nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Të dielën, zyrtarë nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB) inspektuan vendin e rrëzimit të aeroplanit.

“AAIB ka nisur një hetim të detajuar dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit i SHBA-së (NTSB) po kryen një hetim paralel sipas protokolleve ndërkombëtare, pasi avioni është prodhuar në Amerikë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar të dielën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike

Një fotografi e publikuar nga Presidenca e Turqisë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare. Në imazh...
08:55 | 07/07/2026

Kanadaja do të blejë 12 nëndetëse gjermane me teknologji të lartë

Kanadaja ka zgjedhur një konsorcium gjerman për të ndërtuar nëndetëse të teknologjisë së fundit, në një nga kontratat më të mëdha të mbrojtjes të vendit,...
08:54 | 07/07/2026

Shembet çatia e një marketi në New Jersey, shpëtojnë mrekullisht të gjithë blerësit (VIDEO)

Shirat e rrëmbyeshëm në New Jersey shkaktuan të hënën shembjen pjesërisht të çatisë së një marketi ku raportohet se Brenda ishin 27 persona. Incidenti ndodhi rreth orës 11:16 të...
08:46 | 07/07/2026