Stuhi, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, humbin jetën 15 persona në Kinë. Mijëra të evakuar

7 Korrik 2026 | 08:33

Stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën disa pjesë të Kinës kanë shkaktuar të paktën 15 vdekje dhe qindra të plagosur, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Kina qendrore u godit nga stuhi dhe erëra të forta teksa autoritetet raportuan 11 vdekje dhe një person të zhdukur.

Katër persona kanë vdekur dhe tetë janë të zhdukur në Guangxi, ku kanë ndodhur reshje ekstreme shiu dhe përmbytje dhe ku më shumë se 50,000 qytetarë janë evakuuar urgjentisht nga shtëpitë e tyre.

Fatkeqësitë natyrore të këtij lloji janë tragjikisht të zakonshme në Kinë, veçanërisht në verë, kur disa zona goditen nga reshje të dendura shiu, ndërsa të tjerat mbyten për shkak të valëve të të nxehtit.

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje që të bëhet gjithçka në operacionet e kërkim-shpëtimit që janë në vazhdim.

“Duhet bërë gjithçka për të organizuar urgjentisht operacionet e shpëtimit, për të ofruar kujdes për të plagosurit dhe për të strehuar të prekurit, si dhe për të kryer punë efektive parandaluese”, theksoi ai.

Shkencëtarët paralajmërojnë se intensiteti dhe frekuenca e ngjarjeve ekstreme të motit në shkallë globale do të përkeqësohet në mënyrë progresive, ndërsa planeti mbinxehet për shkak të emetimeve të gazrave nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike

Një fotografi e publikuar nga Presidenca e Turqisë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare. Në imazh...
08:55 | 07/07/2026

Kanadaja do të blejë 12 nëndetëse gjermane me teknologji të lartë

Kanadaja ka zgjedhur një konsorcium gjerman për të ndërtuar nëndetëse të teknologjisë së fundit, në një nga kontratat më të mëdha të mbrojtjes të vendit,...
08:54 | 07/07/2026

Shembet çatia e një marketi në New Jersey, shpëtojnë mrekullisht të gjithë blerësit (VIDEO)

Shirat e rrëmbyeshëm në New Jersey shkaktuan të hënën shembjen pjesërisht të çatisë së një marketi ku raportohet se Brenda ishin 27 persona. Incidenti ndodhi rreth orës 11:16 të...
08:46 | 07/07/2026