‘Parcela me kanabis’, Zhuri: Shefi i Komisariatit bashkëpunon me trafikantët
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Zhuri ka denoncuar se shefi i komisariatit, Bardhyl Saliu mbështet trafikantët për mbjelljen e parcelave me kanabis në zonë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se për këtë çështje ka njoftuar të gjitha instancat.
“Kam denoncuar parcela me kanabis dhe nuk ka bashkëpunuar për të marrë masa. Të gjithë ata persona që kanë paguar 2 500, 3000 deri në 4 000 euro ua kanë lënë parcelat me kanabis. Të tjerët që nuk kanë bashkëpunuar me të, ua ka djegur. Iu vë flakën pyjeve, që të zhdukë provat dhe thotë që dogji kanabis. Faktikisht parcelat nuk janë ndjekur. Për këtë kam njoftuar edhe kryetarin e bashkisë, perfektin e qarkut shkodër, dhe drejtorin e Policisë”, tha ai.
“Kam informuar edhe kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për këtë rast”, shtoi Zhuri.
Më tej Zhuri tha se është kërcënuar nga Shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës para ambienteve të bashkisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta