Parku i lojrave “Disneyland” në Shanghai feston rihapjen
Një ceremoni e veçantë këtë të hënë shënoi rihapjen e parkut gjigand të lojrave “Disneyland” në Shanghai, pasi qëndroi mbyllur prej 107 ditësh për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Për të parandaluar infektime të mëtejshme Disneyland është rihapur me kapacitet të kufizuar. Turistët duhet ta rezervojnë biletën e tyrë në internet dhe të mund të futen brenda duke skanuar kodin QR në biletën e tyre dhe, patjetër, me maska mbrojtëse.
“Pas pandemisë, mendoj që është shumë e rëndësishme të kalojmë mirë. Jam shumë i gëzuar”, shprehet një turist.
Tani ky park lojërash mund të pranojë vetëm 20 përqind të kapacitetit të vizitorëve, dhe ka vendosur tabela dhe shënime për distancim social.
“Mendoj se masat e marra janë shumë të mira. Mund të shikosh shenjat në tokë, të vendosura për të ndihmuar në distancimin e vizitorëve”, shprehet një turist tjetër.
Që prej ditës së mbylljes, një skuadër punonjësish kanë punuar çdo ditë për të mirëmbajtur parkun dhe rezortin, duke siguruar që çdo gjë të ishte në vendin e duhur dhe tani turistët mund të vizitojnë pjesën më të madhe të pikave kryesore, lojërave, dyqaneve, dhe restoranteve.
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm