Parlamenti Europian vë në pikëpyetje fondin e mbrojtjes prej 17 miliardë eurosh për Hungarinë
Parlamenti Europian do të zhvillojë një debat mbi ndarjen e fondeve të mbrojtjes për Hungarinë, për shkak të shqetësimeve se këto para mund të keqpërdoren nga kryeministri Viktor Orbán, i cili përballet me zgjedhje të vështira në prill.
Shuma prej 17.4 miliardë eurosh kërkohet nga Hungaria në kuadër të programit të BE-së për Veprimin e Sigurisë për Evropën (SAFE), një skemë kredie prej 150 miliardë eurosh që u mundëson vendeve anëtare të financojnë blerjen e pajisjeve ushtarake. Ky fond është pjesë e strategjisë së BE-së për të forcuar mbrojtjen europiane përballë kërcënimeve ruse dhe pasigurive të mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara.
Hungaria do të ishte përfituesi i tretë më i madh i kredive SAFE, edhe pse shumica e pagesave të rregullta për vendin janë pezulluar për shkak të mangësive në sundimin e ligjit dhe rreziqeve të korrupsionit. Eurodeputetja e partisë së Gjelbër, Tineke Strik, tha se kjo është një “dhuratë e madhe për Orbán-in”, pasi fondet mund të përdoren për fushatën zgjedhore pa asnjë kusht për sundimin e ligjit apo të drejtat e njeriut.
Debati në Parlamentin Europian do të zhvillohet të martën e ardhshme në Strasburg, por nuk pritet të pasohet nga një rezolutë. Kritikat vijnë në kohën kur Komisioni Evropian ka pezulluar tashmë 17 miliardë euro nga një fond tjetër prej 27 miliardë eurosh të dedikuar Hungarisë, duke vendosur kushte mbi drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.
Komisioneri i Buxhetit të BE-së, Piotr Serafin, ka thënë se fondet SAFE mund të ndahet fillimisht pa kushte në një pagesë prej 15%, por me fondet e mbetura do të vihen kushtet për sundimin e ligjit. Pagesa e parë mund të realizohet gjatë tremujorit të parë të këtij viti, pak para zgjedhjeve parlamentare më 12 prill.
Eurodeputetët kritikë paralajmërojnë se kjo mund të përdoret nga Orbán për të përforcuar pozicionin e tij politik dhe për të shitur fondet si një “shenjë legjitimiteti” të qeverisë së tij, duke e konsideruar këtë një rrezik për demokracinë në Hungari.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës