English

Parlamenti Evropian do të debatojë për parregullsitë e raportuara zgjedhore në Serbi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parlamenti Evropian (PE) do të debatojë për parregullsitë e raportuara në zgjedhjet kontroverse të 17 dhjetorit në Serbi, gjatë një seance plenare të mërkurën.

- Advertisement -

Zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore të 17 dhjetorit 2023, të fituara nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u njollosën nga akuzat dhe protestat për mashtrim dhe vjedhje votash.

Parlamenti Evropian votoi në një seancë të hënën për ta futur në rend të ditës diskutimin për parregullsitë e raportuara në zgjedhjet serbe në seancën e radhës pas dy ditëve.

Ky ishte një propozim i përbashkët i socialistëve, demokratëve, liberalëve, të gjelbërve dhe majtistëve. Propozimi u kundërshtua nga Partia Popullore Evropiane (PPE), e cila është e lidhur me partinë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, SNS.

Në Serbi janë mbajtur një sërë protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e cila e shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

SNS-ja dhe udhëheqësit shtetërorë i mohojnë këto akuza.

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje autoriteteve në Serbi që t’i hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsi zgjedhore.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të përgatitet dhe të hidhet në votim në PE edhe një rezolutë për zgjedhjet në Serbi.

Vladimir Biliçik, deputet sllovak në Parlamentin Evropian nga radhët e PPE-së, i cili është edhe raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, ka kërkuar që rezoluta të shtyhet deri pas publikimit të raportit final të ODHIR-it.

Propozimin që në seancën e parë plenare të debatohet për zgjedhjet në Serbi e ka bërë në mënyrë gojore deputeti Andreas Shider nga grupi i partisë socialiste.

Ai ka thënë se edhe vetë si anëtar i delegacionit vëzhgues të zgjedhjeve serbe nga Parlamenti Evropian ka qenë dëshmitar i manipulimeve me vota në Serbi, dhe se raportuesit e parregullsive janë sulmuar në mënyrë verbale nga presidenti dhe qeveria serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?