Parlamenti Evropian kërkon hapjen e arkivave të ish-Jugosllavisë
Lidhjet ndërmjet krimit të organizuar, politikës dhe bizneseve ekzistonin para shpërbërjes së Jugosllavisë dhe kanë vazhduar që nga fundi i konflikteve të viteve 1990. Eurodeputetët dënojnë mungesën e dukshme të vullnetit të autoriteteve përgjegjëse në rajon për të hapur arkivat e ish-Jugosllavisë dhe që dosjet t’u kthehen qeverive nëse duan.
Kështu u tha në raportin e miratuar një natë më herët nga Parlamenti Evropian.
“Arkivat duhet të hapen. Ky do të jetë një parakusht kryesor për besimin e ndërsjellë në shoqëritë e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha deputeti evropian dhe autori i dokumentit, Lukas Mandl.
Eurodeputetët nënvizojnë gjithashtu se është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të ndajnë inteligjencën me shtetet anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë.
Autori i dokumenti, Lukas Mandl, pas miratimit të këtij raporti deklaroi se krimi i organizuar dëmton besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të tyre publike.
“Krimi i organizuar dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e tyre publike dhe në njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse është një pengesë e madhe për përpjekjet e shoqërive në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar shtetet dhe ekonomitë e tyre. BE-ja nuk duhet të përdorë krimin e organizuar si justifikim për të vonuar procesin e zgjerimit, por duhet të qëndrojë në krah të njerëzve të Ballkanit Perëndimor në luftën e tyre kundër krimit të organizuar”, tha Mandl.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar