Parlamenti Evropian miraton ligjin kundër shpyllëzimit

19 Prill 2023 | 20:29

Parlamenti Evropian votoi të mërkurën për t’u siguruar që një numër produktesh në tregun evropian nuk vijnë si pasojë e shpyllëzimit. Bëhet fjalë për një hap të madh përpara kur bëhet fjalë për frenimin e dëmtimit të ambientit.

Tani, kompanive do t’u duhet të provojnë se produktet që shesin nuk kanë lidhje me shpyllëzimin nga vitit 2021 e më pas, si në Evropë edhe në botë.

Lista përfshin vajin e palmës, kafenë, sojën, drurin, kakaon, gomën, mineraret dhe letrën e printuar, pa harruar produktet derivate si mishi i kaut, çokollata apo mobiliet.

“Po humbasim çdo vit rreth 10 milionë hektarë pyje në të gjithë botën dhe ky instrument do ta ndalojë dukurinë. Të paktën do të zhbëjë pjesërisht bashkëpunimin tonë në procesin e shpyllëzimit, pasi raftet tona janë të mbushura me çokollatë, kafe dhe produkte soje, që kontribuojnë në dëmtimin e pyjeve, me rreth 10% të 10 milionë hektarëve në vit”, tha Christophe Hansen, euro-deputet.

Kompanive do t’u duhet t’u ofrojnë informacione autoriteteve të BE-së, si koordinatat e pozicionit gjeografik, të cilat mund të monitorohen me satelit për degradim të mundshëm të zonave pyjore. Nëse ato dështojnë në përmbushjen e kritereve, atëherë do të gjobiten.

Kritikët argumentojnë se masat e reja do të ngrenë koston e mallrave, por për disa ligjvënës, rritja e çmimeve do të jetë vetëm afatshkurtër.

“Ajo që po përpiqemi të nxisim është një ekonomi drejt një modeli tjetër ekonomik. Nga një ekonomi ku ne shkatërrojmë planetin dhe kushtet e jetesës së njerëzve në një ekonomi ku respektojmë natyrën dhe njerëzit. Natyrisht, kjo mund të ketë një çmim që do të ndihet nga konsumatorët në fillim, por vetëm për një periudhë të shkurtër. Kjo do të ndryshojë mënyrën se si ekonomia është strukturuar dhe më pas çmimet nuk do të jenë më të larta. Do të jetë një formë tranzicioni drejt një modeli të ri”, u shpreh Marie Toussaint, euro-deputete, të Gjelbrit.

Mbrojtja e të drejtave të popujve indigjenë është një tjetër kërkesë për produktet që hyjnë në tregun e BE-së. Sapo rregullat të hyjnë në fuqi, bizneset dhe tregtarët do të kenë 18 muaj kohë për t’i implementuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026