Parlamenti Evropian padit Komisionin për patentat teknologjike
Parlamenti Evropian aprovoi të martën një aksion ligjor kundër Komisionit për tërheqjen e një propozimi për patentat për teknologjinë e lartë, që synonte të ndihmonte kompanitë e vogla dhe të mesme të negocionin me gjigantët e teknologjisë.
Në total, 334 euro-deputetë votuan në favor të aksionit ligjor, me shumicën e tyre që vinin nga grupet parlamentare të majta, 294 votuan kundër dhe 11 abstenuan.
Rasti do t’i dërgohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që mbikëqyr çështjet ndërinstitucionale.
Aksioni ligjor lidhet me një projekt/propozim për patentat standarde dhe ishte prezantuar nga vetë Komisioni në 2023-shin, por tërhequr vetëm 2 vjet më vonë.
Propozimi synonte të reformonte procesin e dhënies së patentave në vendet e BE-së, që kanë të bëjnë me teknologji si ajo 5G, LTE dhe Wi–Fi.
Aktualisht, pronarët e këtyre patentave duhet të licencojnë teknologjitë e tyre tek kompani të tjera në bazë të kritereve të ndershme, të arsyeshme dhe jodiskriminuese.
Dy vjet më parë Komisioni propozoi rritjen e transparencës dhe lehtësimin e negociatave duke caktuar Zyrën e BE-së për Pronën Intelektuale për të mbikëqyrur çështjen.
Kjo lëvizje do të kishte ndihmuar sipërmarrjet e mesme dhe të vogla për të negociuar me gjigantët e teknologjisë si “Nokia”, “Ericsson” dhe “Qualcom” – pretendojnë ligjvënësit.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti