Parlamenti miraton me 85 vota ndryshimet në Kodin Penal

28 Janar 2026 | 07:33

Parlamenti miratoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me 85 vota pro, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’”, i ndryshuar.

Paketat e miratuara përfshijnë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Kodin Penal, mes tyre dekriminalizimin e shpifjes, ashpërsimin e dënimeve për ndërtimet pa leje dhe zjarrvëniet, si edhe masa më të rrepta për parkimin e dyfishtë, që parashikon gjobë ose deri në një vit burg.

Po ashtu, ndryshimet synojnë forcimin e mbrojtjes për gazetarët, duke parashikuar dënime nga 2 deri në 5 vite burg për kanosje dhe dhunë ndaj tyre.

“Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Votimi në parim: 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Amendamenti i Braçes: 2 pro, 82 abstenim, 0 kundër

Pas miratimit, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, reagoi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të shtetit të së drejtës dhe përmbushjes së detyrimeve për integrimin europian.

“Pas 18 orë seancë plenare miratohet në Kuvendin e Shqipërisë paketa e ndryshimeve në Kodin Penal! Ndryshimet e miratura me 85 vota shënojnë një avancim tjetër në përpjekjen tonë të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, adresimin e shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, kontrollin e territorit, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, terrorizmin etj. Veç kësaj, përmbushim gjithashtu detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit për në BE, përmes përafrimit të 7 akteve kyçe të Acquis communautaire. Sfida e madhe që kemi tani përpara është projekti për një Kod të ri Penal, për të cilin është bërë një punë e shkëlqyer me transparencë e gjithëpërfshirje dhe procesi vijon për të mbledhur kontributet më të mira e për të bërë reflektimet e duhura”, shkruan Lamallari.

Gjatë seancës plenare u miratuan gjithashtu:

• Akti normativ për ndryshimet në ligjin e Buxhetit 2025 – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër
• Projektligji për bashkëpunimin strategjik – 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër
• Projektligji “Shqipëria në Traktatin për Pronësinë Intelektuale” – 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër
• Projektligji “Për tregtinë e pronësisë intelektuale”- 84 pro; 0 abstenim; 0 kundër
• Projektligji “Për shërbimet e agjencive të udhëtimit” – 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër
• Projektligji “Për tregtinë e paligjshme të duhanit”- 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër
• Projektligji “Për ndryshimin e Kodit Penal” – Votimi në tërësi: 85 pro, 0 abstenim, 9 kundër
• Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër
• Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi” – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër
• Projektligji “Për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje” – 85 pro; 1 abstenim (Erald Kapri); 0 kundër
• Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë” –83 pro (Xhafaj e Braçe nuk votojnë); 0 abstenim; 10 kundër
• Projektligji “Për importin dhe eksportin e armëve”- 84 pro (Braçe nuk voton); 0 abstenim; 10 kundër
• Projektligji “Për organizimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër
• Projektligji “Për Mediat Audiovizive” –85 pro; 0 abstenim; 1 kundër

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme...
10:54 | 12/07/2026

Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e koncertit të Kanye West, i zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar organizimin e...
10:48 | 12/07/2026

25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Karmës së Kirit, përgjatë aksit Kir–Prekal...
10:31 | 12/07/2026