Partia Demokratike e Kosovës më 3 korrik zgjedh kryetarin e ri
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës sot vendosi për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, më 3 korrik 2021.
Ky vendim i PDK-së u përvijua nga një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë, që filloi menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë.
PDK-ja prej nëntorit të vitit të kaluar nuk ka një kryetar të zgjedhur, por Enver Hoxhaj u caktua si ushtrues detyre pasi Kadri Veseli u dorëheq nga partia pas konfirmimit të akuzave nga ana e Gjykatës Speciale.
Ish-kreu i PDK-së u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ish-drejtuesi lartë të UÇK-së, Kadri Veseli akuzohet për krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta