Partia e ish-kryeministrit Abe pritet të fitojë në zgjedhje, sipas sondazheve
Japonezët iu drejtuan kutive të votimit këtë të dielë, dy ditë pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili po mbante fjalim gjatë fushatës në qytetin Nara.
Partia Liberal Demokratike (LDP), të cilën Abe e drejtoi derisa dha dorëheqjen në vitin 2020 dhe aleati i saj Komeito mund të fitojnë 83-125 vende në Dhomën e Sipërme e Senatit, sipas sondazheve.
Senati ka në total 248 vende, gjysma e të cilit rinovohet pas zgjedhjeve që zhvillohen çdo tre vjet, shkruan Euronews.
Pas vrasjes së Abe, zgjedhjet e së dielës patën një kuptim të ri, me të gjithë liderët politikë që theksuan rëndësinë e fjalës së lirë dhe zotimin e tyre për të mos tërhiqur nga dhuna kundër demokracisë.
Në drejtim të ish-kryeministrit u qëllua dy herë, por Aben e kapi plumbi i dytë që më pas rezultoi fatal për të pasi i mori jetën.
41-vjeçari, Tetsuya Yamagami i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, po qëndronte mbrapa Shinzo Abe, në një distancë të afërt.
Yamagami u tha hetuesve pas arrestimit se mbante mëri ndaj një grupi të caktuar dhe se arsyeja që e çoi të kryente këtë akt ndaj ish-kryeministrit ishte se besonte se Abe ishte i lidhur me këtë grup.
LEXONI GJITHASHTU
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës