Partia e presidentit Milei fiton zgjedhjet në Argjentinë
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei ka udhëhequr partinë e tij drejt fitores në zgjedhjet e së dielës. Partia e tij, La Libertad Avanza fitoi gati 41% të votave, duke marrë 13 nga 24 vendet në Senat dhe 64 nga 127 vendet në Dhomën e Ulët.
Fitorja e Milei do ta bëjë shumë më të lehtë për presidentin që të ecë përpara me programin e tij për të ulur shpenzimet shtetërore. Përpara zgjedhjeve presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se ndihma prej 40 miliardë dollarësh e njoftuar së fundmi nga SHBA-të për Argjentinën do të varej nga ruajtja e momentumit politik nga Milei.
Mbështetësit e Mileit e mirëpritën këtë, megjithëse kritikët akuzuan Trumpin për ndërhyrje në zgjedhjet e Argjentinës. Pas rezultatit të së dielës, qindra mbështetës të tij u mblodhën duke brohoritur jashtë një hoteli në Buenos Aires ku ai po shikonte rezultatin.
Këto zgjedhje ishin testi i parë kombëtar i popullaritetit të Presidentit Milei që kur ai mori detyrën në vitin 2023, duke u zotuar të zvogëlojë shpenzimet shtetërore. Që atëherë ai ka shkurtuar buxhetet për arsimin, pensionet, shëndetësinë, infrastrukturën dhe subvencionet, dhe ka pushuar nga puna dhjetëra mijëra punonjës të sektorit publik.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bllokohet lëvizja e mjeteve në Kakavijë, shkak greva e doganierëve grekë
- Turneu në Azi, Trump udhëton drejt Japonisë, takim me kryeministren e sapozgjedhur
Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
- 18:35 Barnat për dobësim ulin peshën, por nuk përmirësojnë jetën
- 18:32 NYT: Trump u largua nga Turqia me Air Force One të vjetër për arsye sigurie