Partia gjermane planifikon fushatë për shpërbërje të BE-së
Partia gjermane e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka thënë se do të përfshijë “shpërbërjen” e Bashkimit Evropian apo për largimin e Gjermanisë nga blloku evropian, në fushatën e ardhshme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Zgjedhjet e PE-së pritet të mbahen në qershor të vitit 2024.
Në propozim është theksuar se “durimi i liderëve të partisë me BE-në është sosur”.
“Prandaj, ne kërkojmë shpërbërjen e BE-së dhe duam të krijojmë një komunitet të ri ekonomik evropian, një federatë të kombeve evropiane”.
Anëtarët e AfD-së do të votojnë për këtë qëndrim në fund të muajit korrik.
Partia e ka mbështetur idenë e largimit të Gjermanisë nga BE-ja prej të paktën vitit 2019 dhe ka bërë thirrje për shpërbërje të Parlamentit Evropian, shkruan REL.
Numri i deputetëve të Parlamentit Evropian ndahet mes vendeve anëtare, duke pasur parasysh numrin e banorëve të tyre, por ka një diskriminim pozitiv në favor të vendeve më të vogla.
Asnjë shtet nuk mund të ketë më pak se gjashtë deputetë, sa kanë për shembull Malta, Qiproja dhe Luksemburgu, dhe asnjë vend nuk mund të ketë më shumë se 96 deputetë, sa ka Gjermania.
Por kjo do të thotë se për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin Evropian, një kandidati gjerman potencialisht i duhen 10 herë më shumë vota sesa një kolegu të tij në Maltë apo Qipro.
Pas zgjedhjeve evropiane, pason edhe zgjedhja e Komisionit të ri Evropian, presidentit të Këshillit dhe funksioneve tjera të larta në institucionet e BE-së.
Parlamenti Evropian është shumë i interesuar që të ketë dalje sa më të madhe në këto zgjedhje, pasi deri tash, prej vitit 1979 – kur janë zhvilluar zgjedhjet – e deri në vitin 2014, përqindja e atyre që kanë votuar ka qenë vazhdimisht në rënie
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës