Partitë e krahut të djathtë në Itali marrëveshje për të zgjedhur kryeministrin

28 Korrik 2022 | 11:06

Partitë e krahut të djathtë në Itali arritën një marrëveshje për të zgjedhur kryeministrin nëse aleanca fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare që janë planifikuar të zhvillohen në shtator të këtij viti.

Partia e cila merr më shumë vota do të zgjedh kryeministrin. Sipas raportimeve,  partia ‘Vëllezërit e Italisë’ drejtuar nga Giorgia Meloni po dominon në sondazhe.

Ajo pritet të marrë 23 deri në 25 për qind të votave në zgjedhje. Dy partitë e tjera të aleancës janë Lega Nord e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit.

Partia e Melonit ka një axhendë nacionaliste të krishterë, anti-emigracion dhe euroskeptike.

Mediat italiane kanë raportuar se ish kryeministri Berlusconi është shprehur i shqetësuar se mundësia e marrjes së pushtetit nga Meloni do të pengonte votuesit e moderuar, duke pasur parasysh rrënjët post-fashiste të partisë së saj.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026