Partitë e majta të Francës në prag të aleancës historike kundër Macron

5 Maj 2022 | 11:28

Partia Socialiste e Francës dhe partia e majtë La France Insoumise (LFI) kanë arritur në parim një marrëveshje për të formuar një koalicion përballë zgjedhjeve parlamentare të qershorit dhe për të qenë përballë presidentit Macron i cili pak javë më parë fitoi zgjedhjet presidenciale, raporton Reuters.

‘Ne duam të zgjedhim deputetët në shumicën e zonave zgjedhore, për të parandaluar Emanuel Macron të vazhdojë politikën e tij të padrejtë dhe brutale dhe të mposhtim të djathtën ekstreme”, thuhet në deklaratën për mediat të të dy partive.

Marrëveshja e koalicionit, e formuar nën udhëheqjen e të majtës së fortë të Jean-Luc Melenchon, është një përpjekje për të privuar Macron që të sigurojë shumicën në parlament dhe për të bllokuar axhendën e tij.

Melenchon, një euroskeptik radikal ka arritur të bashkojë të Gjelbrit, Komunistët dhe Socialistët nën një slogan të vetëm që mund të shkaktojë reagim në të gjithë BE-në, pasi platforma e tij synon të sfidojë parimet kryesore të politikave ekonomike të bllokut.

Politikat e aleancës së re, përfshijnë gjithashtu plane për të ulur moshën e daljes në pension në 60 vjeç, për të rritur pagën minimale dhe për të rritur çmimet e produkteve thelbësore.

Nëse do të miratohet nga komiteti i brendshëm i Partisë Socialiste, aleanca do të shënonte një koalicion historik të krahut të majtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026