Partitë në Itali të përçara për emrin e presidentit të ri

29 Janar 2022 | 16:27

Parlamenti i Italisë votoi për të gjashtën ditë radhazi për të zgjedhur presidentin e ri, por partitë nuk arritën të dalin me një emër të përbashkët.

Kërkimi i zëvendësuesi për Sergio Mattarella, mandati 7-vjeçar i të cilit përfundon më 3 shkurt, ka nxjerrë në pah një dështim të lidershipit në blloqet kryesore të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë.

Krerët e partisë së djathtë, Lega shprehen se donin që për herë të parë  një grua të bëhej presidente.

U bë me dije se të dy grupet mbështesin shefen e shërbimit sekret, Elisabetta Belloni, por lajmi provokoi një reagim të ashpër te partitë e tjera.

Ligjvënësit kanë votuar gjithnjë e më shumë për Mattarella, pavarësisht se ai vetë ka përjashtuar  një mandat të dytë.

Shumë ligjvënës besojnë se riemërimi i tij është mënyra më e mirë për të ruajtur status quo-në dhe për t’i mundësuar qeverisë të përqendrohet në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Mario Dragi, kandidat per president te Italise

Kryeministri Draghi e ka bërë të qartë se do të dëshironte detyrën e kreut të shtetit, por partitë kryesore deri më tani kanë refuzuar të votojnë emrin e tij, pjesërisht nga frika se ndryshimi i papritur i roleve mund të shkaktojë shpërbërjen e qeverisë së brishtë.

Presidenti është një figurë e fuqishme në Itali, i cili mund të emërojë kryeministra dhe shpesh thirret për të zgjidhur krizat politike.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara apo Franca, ku krerët e shteteve zgjidhen me votim popullor, në Itali, 1009 parlamentarë dhe përfaqësues rajonalë zgjedhin fituesin në një votim të fshehtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Dështon votimi për presidentin në Itali

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026