Partizani-Egnatia për titull, finalja e madhe e “Final 4” të dielën

20 Maj 2024 | 12:12

Dy ndeshje për 1 gol që Final Four të konfirmonte klasifikimin e sezonit të rregullt në Kategorinë Superiore. Partizani të premten dhe Egnatia të dielën siguruan Finalen e Madhe që do të zhvillohet më 26 Maj në orën 19:00 në Air Albania. 48 orë pas finalës së vogël që do të vërë përballë Vllazninë dhe Skënderbeun.

Nëse kampionët në fuqi fituan minimalisht me Bintsoukan, dy herë fituesit rradhazi të Kupës së Shqipërisë dhe fituesit e sezonit të rregullt, u mjaftuan me rregullin e përcaktuar në formulën e kampionatit. Skuadrat e renditura më mirë mirë mund të shkojnë në Finale edhe duke barazuar.

Egnatia e zhbllokoi sfidën me Zejnullain, por VAR shuajti gëzimin e rrogozhinasve. Përpara pushimit ishte Gruda që mund të shënonte për Vllazninë. Në pjesën e 2’të ishte sërish Zejnullai që vuri në provë portierin Qarri. Ndërsa shënuesi më i mirë i sezonit të rregullt ishte i pafat për shkodranët. Gjuajtja e Balaj përfundoi mbi traversën e portës së mbrojtur nga Sherri.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe Egnatia fitoi të drejtën për të luajtur ndaj kampionëve në fuqi përballë të cilëve do të tentojë një titull historik për një sezon të tillë me dy trofe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026