Partizani mposht Erzenin, polemika gjatë përballjes, Laçi likuidon edhe Bylisin
Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 31 në Superligën Shqiptare, aty ku Partizani dhe Laçi kanë arritur të triumfojnë.
Demat vijojnë ndjekjen ndaj Tiranës kryesuese, duke shpresuar dhe për një hap fals të këtyre të fundit në mënyrë që të rrëmbejnë kreun e tabelës së klasifikimit.
Përballja e zhvilluar në “Niko Dovana” pa dy skuadra kërkuese, por me kryeqytetasit të cilët falë eksperiencës arritën të dalin me 3 pikë. Goli i parë do të vinte nga Da Silva, pas asistimit të kapitenit Bruno Telushi, me një mbrojtje totalisht të përgjumur të shijakasve, por dhe me disa mungesa kryesore.
Minutat në vijim, zëvendësimet e Kolelës rezultuan të suksesshme aty ku i ardhur nga stoli, Ëngjëll Hoti dyfishoi rezultatin. Shijakasit u përgjigjën në minutën e 95’ ku Kaahrimanovic shndërroi në gol një penallti të kontestuar nga miqtë. Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 54 pikëve.
Në përballjen tjetër të luajtur në Ballsh, Laçi konfirmoi formën e jashtëzakonshme, duke mposhtur dhe Bylisin. Golat u shënuan nga Bibo dhe Babatunde, ndërsa misioni i kurbinasve është Evropa, teksa aktualisht renditen të katërtit me 43 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta