Pas akuzave pë deklarata të rreme, Ish-drejtori i FBI, Comey deklarohet i pafajshëm
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Donald Trump, u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale sot, ndaj akuzave që ai vetë dhe mbështetësit e tij i konsiderojnë të motivuara politikisht. Siç raportohet, ai u paraqit në gjykatën federale të Aleksandrisë, pranë Uashingtonit, në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa avokati i tij mohoi zyrtarisht akuzat në emër të klientit.
Gjithashtu, gjykata ka vendosur që procesi gjyqësor të nisë më 5 janar 2026. Comey akuzohet për pengim të hetimeve të një komisioni parlamentar dhe për deklarata të rreme para Kongresit, në lidhje me një dëshmi që ai dha në shtator 2020. Në dëshmi thuhet se ai mohoi se i kishte dhënë leje zëvendësit të tij të fliste në mënyrë anonime me mediat për hetime sensitive të FBI-së.
Disa protestues ishin mbledhur sot përpara gjykatës me pankarta që shkruanin “Represion i opozitës”, “Akuza të fabrikuara” dhe “Gjykim-show”, duke sugjeruar se çështja ndaj Comey është më shumë politike sesa ligjore. Comey u largua në mënyrë të befasishme nga posti i drejtorit të FBI-së në vitin 2017, gjatë mandatit të parë të Donald Trump, në kohën kur FBI po hetonte për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Që prej asaj kohe, ai është kthyer në një nga figurat më të sulmuara nga Trump dhe mbështetësit e tij. Në shtator, Trump kritikoi publikisht ministren e Drejtësisë, Pam Bondi, për mungesë veprimi ndaj Comeyt. Menjëherë pas kësaj, ai shtyu dorëheqjen e prokurorit të qarkut të Virxhinias, duke e akuzuar për neglizhencë. Në vend të tij u emërua Lindsey Halligan, këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, e cila hapi hetimet që çuan në ngritjen e akuzave ndaj Comeyt më 25 shtator.
Konkretisht, ai akuzohet se ka mohuar, në përgjigje të pyetjes së një senatori, se i kishte dhënë leje zëvendësit të tij të fliste në mënyrë anonime me median në lidhje me hetimet e ndjeshme që kishte ndërmarrë FBI. Pasi Comey u shkarkua, hetimi për ndërhyrjen ruse iu kalua prokurorit special Robert Mueller, paraardhësit të Comeyt në krye të FBI-së. Në raportin e tij përfundimtar, në vitin 2019, Mueller tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për bashkëpunim mes fushatës së Trump dhe Moskës, por zbardhi një sërë përpjekjesh nga Trump për të ndikuar në hetim.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West