Pas bombardimeve nga Ukraina, Rusia intensifikon sulmet në infrastrukturën e Odesas
1 Maj 2026 |
12:22
Një sulm me dron rus gjatë natës dëmtoi infrastrukturën portuale në rajonin jugor të Odesës në Ukrainë dhe plagosi dy persona në qytetin e Odesës, tha të premten guvernatori rajonal Oleh Kiper.
Në Odesa, një apartament u shkatërrua dhe çatia u përfshi nga flakët pas goditjeve në një ndërtesë 16-katëshe. Në një tjetër ndërtesë të lartë, zjarri përfshiu katin e 12-të, thanë shërbimet e emergjencës.
Autoriteti portual detar i Ukrainës tha se portet në qendrën e Odesës së Madhe dhe në lumin Danub u sulmuan.
Thuhet se sulmet shkaktuan dëme në objektet e ankorimit dhe të magazinimit dhe shkaktuan zjarre lokale, të cilat u vunë nën kontroll menjëherë.
Lajme të Sugjeruara
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit