Pas fitores së ekstremit të djathtë, në Amsterdam protestë kundër diskriminimit
Më shumë se një mijë njerëz u mblodhën në Amsterdam në mbështetje të grupeve që përballen me diskriminim në Holandë, pasi një parti politike e ekstremit të djathtë fitoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet në fillim të kësaj jave, raporton Reuters.
Në sheshin qendror Dam të Amsterdamit, njerëzit ndezën qirinj ose telefona celularë në shenjë proteste, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në të cilat Partia e Lirisë (PVV) e politikanit anti-islamik Geert Wilders fitoi shumicën e vendeve.
Wilders, i cili tani po përpiqet të formojë një koalicion qeverisës, ka premtuar të mbyllë kufijtë e Holandës për emigrantët dhe të shkurtojë shpenzimet për ndryshimet klimatike, programet kulturore dhe të zhvillimit të huaj, sipas Reuters.
Organizatorë të protestës “Së bashku për Solidaritet” ishin Amnesty International, Greenpeace, grupe që mbështesin të drejtat e homoseksualëve, artin, paqen dhe refugjatët, si dhe aktivistë antiracistë dhe parti politike të majta.
Ata thanë se duan të tregojnë se do të vazhdojnë të mbrojnë shtetin ligjor dhe vendin që është “për të gjithë”.
Grupet myslimane po planifikojnë një demonstratë në Amsterdam më 2 dhjetor për të protestuar kundër “populizmit dhe urrejtjes”.
Myslimanët, të cilët përbëjnë rreth pesë për qind të popullsisë holandeze prej afro 18 milionë banorësh, u shprehën të tronditur nga rezultati i zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen