Pas Gjiknurit e Alibeajt, përfaqësuesit e OSBE takim dhe me Gazment Bardhin
Pas Enkelejd Alibeajt dhe Damian Gjiknurit, burime bëjnë me dije se përfaqësuesit e OSBE do të takohen këtë të mërkurë me kreun e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Takimi pritet të zhvillohet në orën 14:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Në nisje të sesionit të ri parlamentar debati për Reformën Zgjedhore duket se është shndërruar në krye-temë e debatit politik në vend.
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet ditën e premte, 19 janar, në orën 11:00, pas dakordësisë së arritur mes palëve.
Mbledhja e komisionit vjen pas takimit të patur mes përfaqësuesve të OSBE dhe bashkëkryetarit socialist të komisionit të posaçëm, Damian Gjiknuri.
Gjiknuri bëri me dije se në takim u diskutua në lidhje rifillimin e punës së komisionit për reformën zgjedhore. Sipas deputetit socialist, synim i punimeve të këtij komisioni mbeten rekomandimet e OSBE-ODHIR, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Sakaq përfaësuesit e OSBE u takuan dhe me bashkëkryetarin e opozitës Enkelejd Alibeaj, i cili në përfundim të takimit theksoi se “Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët, në mënyrë që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, nëpërmjet listave të hapura, një zonë kombëtare zgjedhore, votim për qytetarët shqiptarë në diasporë dhe proces votimi dhe numërimi elektronik”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë