Pas golit në Varshavë, Arbër Hoxhën e kërkojn Dinamo Zagrebit! Ja vlera që jep për lojtarin
Arbër Hoxha është një hap larg transferimit drejt Polonisë. Autori i golit të vetëm për Shqipërinë në takimin e play-off-it kundër Polonisë (humbur 2-1 nga tanët), ka zgjuar interesin e klubit të Widzew Lodz, skuadër ku luan edhe Juljan Shehu. Sipas medieve polake, Dinamo Zagreb është kontaktuar nga skuadra e Lodz dhe mësohet se është arritur edhe një marrëveshje për transferimin e sulmuesit të krahut për një shifër rreth 5 milionë euro.
Ky transferim do të konkretizohet vetëm nëse Widzew Lodz qëndron në elitën e futbollit polak. Aktualisht skuadra mban vendin e parafundit në renditje dhe rrezikon seriozisht qëndrimin. Widzew ka treguar se beson te futbllistët shqiptarë. Pjesë e tij janë edhe Juljan Shehu, Lindon Selahi dhe Andi Zeqiri.
Gjatë këtij sezoni në Kroaci, Hoxha ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar gjashtë gola, teksa ka dhënë edhe pesë asistime. Kontrata e tij me Dinamo Zagrebin është e vlefshme deri në verën e vitit 2029.
E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre
Japonia mposht Tunizinë 4–0 në Kupën e Botës dhe e eliminon nga turneu
- 08:10 Kush do ta udhëheqë OBSH-në pas tërheqjes së Trump?
- 08:08 Dy të vdekur nga bombardimet ruse në Odessa dhe Zaporizhia
- 08:07 Kur do të marrë detyrën kryeministri i ardhshëm nëse Starmer jep dorëheqjen?
- 08:04 Analiza/ Serbia shpëton kompaninë kineze nga sanksionet amerikane
- 08:04 Protesta qytetare në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë
- 08:04 Rusia sulmon me dron një anije me mallra në Detin e Zi, humb jetën një person (VIDEO)